Moto GP/ Marc Marquez shpallet kampion i botës, titulli i 7-të për pilotin spanjoll

Moto GP/ Marc Marquez shpallet kampion i botës, titulli i 7-të për pilotin spanjoll

Marc Marquez është kampioni i ri i botës në MotoGP prw vitin 2025. Falë vendit të dytë të arritur sot në pistën e Motegi, në Japoni, piloti spanjoll i Ducati ka fituar matematikisht kurorën e kampionit. Ky është titulli i shtatë në MotoGP, i nënti në total në garat e motociklizmit (ka edhe një titull në kategorinë Moto2 dhe një në 125cc). Një titull që vjen 5 vjet nga hera e fundit (2019, asokohe me Honda). Gara e zhvilluar në Motegi u dominua nga italiani Francesco Bagnaia (Ducati), që një ditë më parë pat fituar edhe garën sprint. Marquez nuk bëri asnjë cmenduri për fitoren, por u mjaftua më vendin e dytë, që i dha titullin. Në podium u ngjit edhe Joan Mir me Honda...