Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar”/ Ambasadori britanik: Kushtetuesja duhet të respektohet
Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike – duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen. Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve. Hargreaves po ashtu thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi. Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin...