Asgjësohen mbi 1,400 bimë të dyshuara narkotike në Shkodër, 4 kryetarë fshatrash në kërkim për shpërdorim detyre

Asgjësohen mbi 1,400 bimë të dyshuara narkotike në Shkodër, 4 kryetarë fshatrash në kërkim për shpërdorim detyre

Në vijim të kontrolleve në pesë njësitë administrative të qarkut Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1,447 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë hetimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” katër kryetarë fshatrash: Y. D. nga Brucaj, M. M. nga Nicaj, N. M. nga Abat dhe D. V. nga Pecaj. Në njësitë administrative Pult dhe Shalë u asgjësuan 495 bimë, ndërsa në Kastrat dhe Qëndër u gjetën dhe u asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike. Në Temal, u asgjësuan 587 bimë Cannabis Sativa. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve të kultivimit të bimëve narkotike në zonë.