I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

Shtatë tituj në MotoGP dhe dy të tjerë në nivelet më të ulta të një botërori, e bëjnë pilotin e Ducati sportistin e momentit mbi motorë. Barazon legjendën Valentino Rosi. Rikthehet të bëjë “kanibalin” me motorin e tij numër 93. Spanjolli Mark Markez me 5 gara nga fundi, triumfon në Japoni duke arritur titullin e nëntë në një Botëror mbi motorë në të gjitha kategoritë. “Është shumë e vështirë të flasësh për suksesin sot. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin”, fjalët e tij të para pas garës së Motegi-t që e kurorëzoi kampion. “Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve,...