Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me armë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me armë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje...