Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Esposito e bën sefte, Inter kryen detyrën ndaj Cagliari-t (video)
27 Shtator 2025 22:38 Telesport Inter ka fituar 0-2 në transfertë ndaj Cagliari-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 9-të, ku Lautaro Martinez shënoi me kokë pas krosimit të Alessandro Bastoni. Pjesa e parë u mbyll më shifrat 0-1. Goli i dytë i zikaltërve do të vinte në minutën e 82-të, Francesco Pio Esposito e bën sefte me Interin dhe shënon pas asistit të Federico Dimarco, të dy të futur në pjesën e dytë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Inter fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e pestë më 9 pikë, Cagliari mbetet në vendin e 10-të. SHIKOGOLAT