Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Me mendjen te Barcelona, por PSG nuk fal në kampionat. Tottenham befasohet në shtëpi, Villarreal triumfon ndaj Bilbao-s
PSG ka bërë detyrën në Ligue 1, duke mundur në “Parc des Princes” 2-0 Auxerre. Ishte Ilya Zabarnyi i transferuar në merkaton e fundit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të, ukrainasi shënon golin e parë me fanellën e PSG-së, pas asistit të Vitinha. Në minutën e 54-të, shënon një tjetër mbrojtës për parizienët. Këtë herë ishte Lucas Beraldo, i cili shënoi me kokë, pas asistit të Mayulu. PSG fiton 2-0 dhe tani kryeson e vetme në Ligue 1 me 15 pikë në 6 ndeshje. Sfida e radhës? Në mesjavë në Champions League ndaj Barcelonës. SHIKOGOLAT Në La Liga, Villarreal mundi në shtëpi 1-0 Athletic Bilbao-n. Golin e vetëm për “Nëndetësen e verdhë” e shënoi Moleiro në minutën e 78-të, me një goditje të fuqishme...