Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nga duart e ftohta te nervozizmi, shenjat që tregojnë probleme me tiroiden
Tiroidja, kjo gjëndër e vogël në qafë, kontrollon energjinë, metabolizmin dhe gjendjen shpirtërore. Por kur ajo nuk funksionon siç duhet, trupi jep sinjale të qarta që shpesh neglizhohen. Duart e ftohta pa arsye, lodhja e vazhdueshme, nervozizmi i tepruar, shtimi apo humbja e peshës pa shpjegim, rënia e flokëve dhe ndryshimet e humorit janë disa nga simptomat më të zakonshme. Hipotiroidizmi (tiroide e ngadaltë) shfaqet shpesh me ftohtësi të vazhdueshme, lëkurë të thatë, kapsllëk dhe ngadalësim të metabolizmit. Hipertiroidizmi (tiroide e tepër aktive) lidhet me nervozizëm, rrahje të shpejta zemre, humbje peshe të papritur dhe djersitje të tepërt. Mjekët theksojnë se këto shenja nuk duhen injoruar, pasi tiroidja ndikon në shëndetin e zemrës, trurit dhe energjinë e përditshme. Nëse i përjetoni këto simptoma, kontrolli i...