Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring

Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring

Në debutimin e tyre në klasën GT3, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, dhe shoku i tij i skuadrës Chris Lulham, triumfuan në garën 4-orëshe të Nürburgring. E vecanta është se ai garoi me një Ferrari. Holandezi mori licencën për të garuar në GT3 në pistën legjendare gjermane pak javë më parë. Pasi u largua nga gara e F1 në Azerbajxhan, të cilën holandezi e fitoi, Max u kthye në Nordschleife për debutimin e tij me Ferrari. “Jam i apasionuar pas garave edhe jashtë Formula 1. Cdo xhiro në Nordschleife ishte një lloj përvoje e ndryshme”, tha Verstappen pas garës. Për Max, këto hapa të parë janë përgatitje për “24 Orët e Nürburgring”, në të cilën Verstappen do të donte të garonte që...