Super asist i Xhakës, Sunderland merr fitoren e madhe në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë (video)

Super asist i Xhakës, Sunderland merr fitoren e madhe në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë (video)

27 Shtator 2025 20:27 Telesport Sunderland është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Premier League. Sunderland ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Nottingham Forest. “Macet e zeza” gjetën golin në minutën e 38-të me mbrojtësin paraguajan, Omar Alderete, i cili shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Granit Xhakës nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN Asist i tretë për mesfushorin me origjinë shqiptare në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni në Premier League, ku mban edhe shiritin e kapitenit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Sunderland fiton 0-1 dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë.