Zhegrova jep “shkëndijat” e para, Juventus nuk merr më shumë se 1 pikë ndaj Atalantës (video)

Zhegrova jep “shkëndijat” e para, Juventus nuk merr më shumë se 1 pikë ndaj Atalantës (video)

Juventus ka marrë barazimin e dytë rresht, duke mos shkuar më shumë se shifrat 1-1 ndaj Atalantës, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e pestë të Serie A. Pjesa e parë e takimit u mbyll në avantazhin e Atalantës 0-1. Kamaldeen Sulemana shënoi një gol shumë të bukur në minutat shtesë të pjesës së parë, duke përfituar nga një pavëmendje dhe humbje topi nga bardhezinjtë. 23-vjeçari Kamaldeen Sulemana u transferua në merkaton e verës së fundit nga Southampton për 17 milionë euro dhe ky është goli i dytë për të me fanellën e Atalantës. Në minutën e 64-të, ishte radha e Edon Zhegrovës për t’u futur në fushë në vend të Lois Openda. Ylli i Kosovës pati një paraqitje shumë...