Mediat italiane artikull për vdekjen misterioze të biznesmenit, Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh Tepelenën për gjueti

Mediat italiane artikull për vdekjen misterioze të biznesmenit, Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh Tepelenën për gjueti

Vdekja misterioze e italianit Edoardo Sarchi ka bërë jehonë dhe në mediat italiane. Sarchi, i cili gjithashtu rezulton administrator i një fabrike tullash me vendndodhje në Labrakë, u gjet i vdekur buzë rrugës në Dilan, mes fshatit Salari dhe Nivicë. Rrethanat e vdekjes së italianit janë ende një mister ndërsa në polici janë shoqëruar 4 persona, 3 anëtarë të një familje dhe identiteti i personit të 4-t ende nuk dihet. Këta persona mendohet të kenë qenë për gjah me italianin, por i paqartë mbetet roli i tyre në ngjarje. Media italiane TgCOM 24 shkruan se Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh herë Tepelenën ku ushtronte dhe aktivitetin e gjuetisë. “Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë u informua për vdekjen nga autoritetet lokale. Kjo u mësua nga burime...