Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian me lidhje të forta politike në vendin fqinj
Të tjera detaje kanë dalë rreth biznesmenit italian të vrarë ditën e sotme në Tepelenë, ngjarje për të cilën janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel Braçe. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se viktima Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, kishte jetuar në Shqipëri për vite me radhë, ku kishte filluar biznesin e tij. Ai zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro. Emri i tij, përtej botës së biznesit, është i lidhur edhe me politikën lokale në Itali nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike e krahut të djathtë të qytetit buzë liqenit. Vittorio Sarchi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë...