“Do të fitojmë me 95% kundër Shqipërisë”, ish-lojtari serb: Ndeshjen e vendos një lojtar i yni, kemi portierët më të mirë në Europë

“Do të fitojmë me 95% kundër Shqipërisë”, ish-lojtari serb: Ndeshjen e vendos një lojtar i yni, kemi portierët më të mirë në Europë

Rade Bogdanovic, ish-lojtari i Serbisë, është i bindur se Serbia do të fitojë ndeshjen kundër Shqipërisë në 11 tetor. Bogdanovic është shprehur se ky takim do të vendoset nga individualitetet e Serbisë, ndërsa nuk i kurseu edhe komplimentet për portierët. Një prej tyre, Petrovic, na hoqi fitoren në Air Albania në atë penallti të humbur nga Rei Manaj. “Ndeshja me Shqipërinë është celësi, pastaj luajmë me Andorrën. Unë mendoj se me 95% do të fitojmë sepse kemi më shumë kualitetet. Unë nuk e di nëse ka ndonjë ekip në Europë që ka portierë më të mirë se ne. Kemi Milenkovic Savic, Rajkovic, Petrovic, kemi edhe Sviliar, janë super portierë. Dhe në ndeshjen e fundit ku humbëm 5-0 me Anglinë, Petrovic ka bërë disa super pritje...