Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Harry Kane bën historinë me Bayern Munich, thyen rekordin e CR7 dhe Haaland
27 Shtator 2025 11:27 Alfred Lleshi Harry Kane shkruan histori me Bayern Munich. Me dopietën e djeshme në fitoren 4-0 ndaj Werder Bremen, sulmuesi anglez rrumbullakosi 100 gola me fanellën e gjigantëve bavarezë. Kësisoji, kapiteni i “Tre Luanëve” u bë lojtari që e arrin më shpejt këtë shifër golash në shekullin e 21-të, referuar pesë ligave (kampionateve) kryesore europiane. Rekordi qëndron në faktin se i rrumbullakosi 100 golat bavarezë në vetëm 104 ndeshje të luajtura në total. Kjo do të thotë se Harry Kane iu deshën më pak ndeshje se Cristiano Ronaldos (105 ndeshje me Real Madridin) dhe Erling Haaland (105 ndeshje me Manchester City) për t’u bërë “një shekull” si golashënues i gjigantëve bavarezë. Për t’u veçuar: Harry Kane tashmë ka konvertuar 6 PENALLTI...