Më shumë se 920 mijë turistë në zonat e mbrojtura në Shkodër, Thethi me 3-4 mijë turistë në ditë

Më shumë se 920 mijë turistë në zonat e mbrojtura në Shkodër, Thethi me 3-4 mijë turistë në ditë

Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës edhe gjatë këtij viti kanë shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër, Agim Dardha tha se “në janar-gusht 920 855 turistë, nga të cilët 550 010 vendas dhe 370 845 të huaj kanë shijuar natyrën magjepsëse që ofrojnë zonat e mbrojtura në Shkodër”. Gjatë kësaj periudhe ka një rritje prej 10% të turistëve, ku Parku Kombëtar i Alpeve është më i vizituari. “Në periudhën janar-gusht 378 890 turistë, nga të cilët 216 290 vendas dhe 162 600 të huaj zgjodhën të vizitonin Alpet, për të shijuar natyrën magjepsëse që ato ofrojnë.” Alpet përfshijnë lumin e Gashit, luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe...