Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Konventën Evropiane të Policisë: Fokus tek…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Konventën Evropiane të Policisë: Fokus tek…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në edicionin e 14-të të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), mbajtur në selinë qendrore të Europolit në Hagë, Holandë. Eventi mblodhi së bashku mbi 400 shefa policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat më të mprehta të sigurisë me të cilat përballet sot Evropa. Fokusi i këtij edicioni të EPCC-së ishte i përqendruar në dy kërcënime emergjente: Pastrimi i parave përmes kriptovalutave. Rekrutimi i të miturve përmes hapësirave online. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për: Shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, për të gjurmuar dhe sekuestruar asetet kriminale përtej kufijve; Përdorimin e mjeteve të specializuara për analizën e kriptovalutave...