Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Buffon parashikon Milan-Napoli: Do të jetë ndeshje e ekuilibruar, te Modric shoh veten time
27 Shtator 2025 11:01 Alfred Lleshi Gigi Buffon komentoi për “Gazzetta dello Sport” supersfidën e javës së pesë të Serie A, mes Milanit dhe Napolit. Ai parashikoi një ndeshje të balancuar në “San Siro”: “Do të mbizotërojë ekuilibri. Mendoj se do të ketë pak gola, sepse janë dy skuadra shumë të forta, pavarësisht golave të pësuar nga Napoli me Pisa dhe Milani me Cremonese. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ndeshja s’mund të jetë e bukur dhe emocionuese”. Për Modric dhe De Bruyne shtoi: “Janë dy kampionë. Më jep shumë kënaqësi fakti që Modric po luan kaq mirë, sepse e njoh personalisht. Edhe unë në të kaluarën kam bërë zgjedhje si e tij, kam ndryshuar kampionat në moshë të madhe (kalimi te PSG) për...