Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A duhen zhvilluar zgjedhje të reja? Ambasadori britanik për REL: Ngërçi politik po i ‘kushton’ Kosovës, Kushtetuesja…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat. Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës. Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike – duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen....