Marotta “bekon” rivalin Modric: Eshtë i vetmi kampion i vërtetë në Serie A

Marotta “bekon” rivalin Modric: Eshtë i vetmi kampion i vërtetë në Serie A

27 Shtator 2025 9:43 Alfred Lleshi Luka Modric po fiton zemrat e Serie A, madje edhe presidenti i Interit, Beppe Marotta, nuk i kurseu elozhet për të: “Sot në Serie A kemi një lojtar që për mua është kampion i vërtetë, Luka Modric, edhe pse ka ardhur në moshën 40-vjeçare”. Jo rastësisht, fanella e kroatit është më e shitura te Milani, duke lënë pas Rafael Leaon. Marotta foli edhe për Cristian Chivu: “Sot kemi një trajner të madh dhe e mbajmë fort. Nuk është një djalosh, ka 44 vite mbi supe, mishëron përkatësinë interiste. Ka qenë 6 vite te të rinjtë tanë dhe është shumë i përgatitur. Kritikat që kam dëgjuar janë sipërfaqësore dhe nuk pasqyrojnë realitetin. Nuk ka arsye për ndryshim, përkundrazi jemi të...