Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vieira: Me Mourinhon u ndava keq. Kisha përplasje me Ibrën, por jemi miq
27 Shtator 2025 9:52 Alfred Lleshi Patrick Vieira, trajneri i Genoa, në një intervistë për “Corriere della Sera” u shpreh hapur për marrëdhëniet me ish-bashkëpunëtorët e tij tek Interi: “Me trajnerin Mourinho përfundoi keq për fajin tim. U largova në janar, disa muaj para tripletës sezonale. Sidoqoftë ishte faji im, jo i atij. Kishim një marrëdhënie të vështirë, por të sinqertë”. Sa i përket Zlatan Ibrahimovic, francezi tha: “Skenat e përplasjes nuk munguan, kjo bën pjesë në futboll. Megjithatë, jemi miq”. Në lidhje me zërat për një thirrje nga Interi, për t’u bërë trajner pas Simone Inzaghit, francezi shtoi: “I kam dëgjuar këto zëra mediatikë, por tek unë nuk ka mbërritur asnjë interesim”.