Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bagnaia triumfon në garën sprint në Japoni, Marquez i dyti prek titullin kampion
27 Shtator 2025 9:56 Telesport Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën sprint në pistën e Motegi, e vlefshme për Cmimin e Madh të Japonisë në MotoGP. Një rikthim te fitorja për ish-kampionin e botës, në një garë që e dominoi nga fillimi në fund. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Marc Marquez, që më këtë pozicion i afrohet edhe më shumë titullit kampion. Titull që mund të vijë të dielën për pilotin spanjoll, duke mbyllur kështu gjithcka. Në podium u ngjit edhe spanjolli tjetër Pedro Acosta me KTM, ndërkohë që në “top-5” edhe Joan Mir me Honda e Franco Morbidelli me VR46. Gara e së dielës pritet me interes për të mësuar nëse Marquez do të shpallet...