Kishte dalë për gjueti, vritet në Tepelenë biznesmeni italian! Dëshmon shoferi: Një person na doli para dhe hapi zjarr

Kishte dalë për gjueti, vritet në Tepelenë biznesmeni italian! Dëshmon shoferi: Një person na doli para dhe hapi zjarr

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Raportohet se për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij. Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Mësohet se biznesmeni italian ishte i apasionuar pas gjuetisë dhe mendohet që për këtë arsye ndodhej në zonën rurale malore të Salarisë. “Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me...