Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ulen temperaturat
Moti ditën e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku reshjet do të jenë prezentë të të gjithë territorin e vendit. Gjithashtu dita e sotme shënon një ulje të ndjeshme të temperaturave. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezentë prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s Gjithashtu valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.