Falsifikuan dokumentat, FIFA ndëshkon kombëtaren…

Falsifikuan dokumentat, FIFA ndëshkon kombëtaren…

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Malajzisë (FAM) dhe shtatë lojtarëve të saj duke i’u referuar Kodit Disiplinor të FIFA-s (FDC) në lidhje me falsifikimin e emrave të lojtarëve të caktuar. FAM kishte paraqitur kërkesa për pranim në FIFA dhe, duke e bërë këtë, kishte përdorur dokumentacion të falsifikuar për të listuar lojtarë të ndryshëm. Të shtatë lojtarët që luajtën për Malajzinë kundër Vietnamit në raundin e tretë kualifikues për Kupën e Azisë AFC 2027 në Arabinë Saudite më 10 qershor 2025 u evidentuan me parregullësi. FIFA mori një ankesë në lidhje me pranueshmërinë e Facundo Tomás Garcés, Rodrigo Julián Holgado, João Vitor Brandão Iguedroe, Hevel Serrano. Pas procedurave të rregullta, Komiteti Disiplinor i FIFA-s vlerësoi të gjitha provat...