Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit: U paguan 50 mijë € për gjakmarrje, 3 në pranga, njëri u kap në Itali,në kërkim…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dyshon se një lokal i njohur në Myslym Shyri në Tiranë fsheh një sagë të përgjakshme hakmarrjeje si dhe një rrjet i pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të premten, lokali u rrethua nga forca të shumta policore të repartit të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që hetuesit e Prokurorisë së Posaçme ushtruan kontrolle edhe më vonë gjatë ditës, duke urdhëruar shoqërimin e dy personave. Sipas burimeve të prokurorisë, kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimit ndaj pronarit të lokalit, A.Hoxha, 36 vjeç, i dyshuar si porositësi i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi pesë vjet më parë. Po ashtu, Hoxha po hetohet për pastrim parash që dyshohet se janë përfituar nga...