VIDEO/ Bayern Munchen perfekt në Bundesliga, kthehet në makineri golash. Kane fantastik, thyen rekordin e CR7 dhe Haaland

VIDEO/ Bayern Munchen perfekt në Bundesliga, kthehet në makineri golash. Kane fantastik, thyen rekordin e CR7 dhe Haaland

Pesë ndeshje, pesë fitore, 22 gola të shënuar (me një mesatare prej 4.4 golash për ndeshje) dhe vetëm 3 të pësuar. Një ecuri perfekte e Bayern Munchen në Bundesliga, teksa mbrëmjen e sotme mposhti 4-0 në “Allianz Arena” ekipin e Werder Bremen. Bayern dominoi sfidën dhe kjo u pa që në minutat e para të ndeshjes, duke krijuar disa raste për gol. Por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 22-të, kur Luis Diaz devijoi në portë një top në zonë. Bavarezët nuk e ulën ritmin, por goli i dytë do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Harry Kane pengohet në zonë dhe penallti. Ishte vetë anglezi që shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli i tretë do të...