Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqiptari në grevë urie para parlamentit grek: Dua të vërtetën e vdekjes së djalit (VIDEO)
Pano Ruçi, shqiptari i cili prej disa ditësh kishte hyrë në një grevë urie përpara Parlamentit grek në Athinë ka arritur më në fund të dëgjohet nga autoritetet greke. Ai nisi një protestë duke kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij Denis Ruçi, 22 vjeç që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit në 28 shkurt 2023. Shqiptari kërkonte që të kryhej analiza e ADN-së pasi trupi që i kanë dorëzuar autoritetet ishte tërësisht i djegur dhe nuk është i bindur që ai i përket djalit të tij. Pas një kalvari ankesash dhe kërkesash, më në fund, prokurorja e Larisës ka urdhëruar zhvarrimin e trupit të të riut, i cili është një nga 57 viktimat që humbën jetën në atë aksident. “Protothema” citon se...