Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë me pasojë vdekje/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi dhe plagosen 2 pasagjerët
Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.