Rama 4/ “Jetojmë në diktaturë”, Ndregjoni: S’ka opozitë e as media të lirë, demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja

Rama 4/ “Jetojmë në diktaturë”, Ndregjoni: S’ka opozitë e as media të lirë, demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja

Kryetari i të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, i ftuar në një emision televiziv, foli për qeverinë Rama 4. Ndregjoni u shpreh se jetojmë në diktaturë, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Sipas tij, opozita dështoi me antikomunizmin, “duke lënë monizmin në pushtet”. “Qeveria Rama 4 ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Kjo është një qeveri sunduese, që shkel të drejtat e njeriut. Shqipëria është vendi, ku prokurorët e diktaturës kanë pension tepër të lartë dhe të përndjekurit kanë pensione qesharake. Edhe ambasadorët janë duke gabuar në Tiranë. Kjo qeveri merr votën e pushtetit dhe jo të popullit. Pa pikë turpi, qeveria shqiptare përdor patronazhistët, që marrin të dhënat personale dhe i përdor. Kjo nuk është normale e as demokratike. Qeveria Rama 4 la në...