Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Turneu ‘Skënderbeu’ hap dyert e sportit dhe kulturës shqiptare në Hungari
Me ftesë të z. Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, diplomatja e Kosovës në këtë vend, znj. Aferdita Krasniqi Mustafa, mori pjesë këtë të shtunë në Turneun e Hapur “Skënderbeu” dhe Garën e Mundjes së Krahut, të zhvilluara në Parkun e Fitnesit buzë lumit Danub.Gjatë aktivitetit u inaugurua solemnish Tavolina e Jashtme e Mundjes së Krahut “Skënderbeu”, një iniciativë e veçantë e z. Hafuzi, e cila synon të promovojë sportin dhe aktivitetet kulturore shqiptare në Hungari.I pranishëm edhe z. György Grauszmann, Kryetarit të Bashkisë së Verőce-s, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti si një shembull të bashkëpunimit kulturor dhe sportiv mes komuniteteve shqiptare dhe hungareze. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja,...