Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
T.J.Tjutçev: Brezit tim që po plaket
Kur forcat mpaken dhe patjetërDo na tradhtojnë përnjimendDhe duhet ne, banorë të vjetër,Të ardhurve t’u bëjmë vend. Shpëtona atëherë, o shpirt i mirë,Nga çdo qortim shpirtvogëlsisht,Nga shpifjet me inat e cmirëPër jetën që na la në bisht. Nga ndjenjë e ligësisë së fshehurPër botën që ndryshon nga dje,Ku vijnë të rinj dhe rrinë ngrehurNë sofrën që e shtruam ne. Nga vrer i ndjenjës së helmuar,Që më me rrymën s’ecën dot,Që plot të tjerë janë ftuar,Të tjerë shkojnë përpara sot. Nga çdo pasion që la riniaDhe që në zemër thellë rri,Më i turpshëm është se dashuria,Pasioni grindavec në pleqëri. Shqipërimi: Petraq Kolevica ObserverKult Lexo edhe: FJODOR TJUTÇEV: DASHURIA E FUNTME/ PËRKTHYER NGA NOLI Poezi nga Fjodor Tjutçev Ah, kur na ngryset jeta, seç’ na tretM’e nxehtë...