Superfundjava e futbollit italo-gjerman, gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

Superfundjava e futbollit italo-gjerman, gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

2 super ndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bukur në botë, të futur tashmë në zonën e zjarrit. Në Torino, të premten një superfidë, ajo mes Juventusit në superformë dhe Atalantës, një prej skuadrave më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian vitet e fundit. Ndërkohë që të dielën mbrëma në “La Scala”-n e futbollit italian, Milani pret Napolin. Dy skuadra legjendare, që kanë nisur në mënyrë perfekte një sezon, që, nëse vijon kështu, shumë shpejt do t’i kristalizojë mes favoritëve kryesorë për titull. E me siguri, nuk do të jenë të vetmit pretendentë, pasi Interi duket se nuk do të ndalet derisa të shpallet sërish kampion, i cili këtë javë sfidon Cagliarin, por edhe 2 skuadrat kryeqytetase Roma e Lazio, që në...