Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Superfundjava e futbollit italo-gjerman. Gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport
2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bukur në botë, të futur tashmë në zonën e zjarrit. Në Torino, të premten një superfidë, ajo mes Juventusit në superformë dhe Atalantës, një prej skuadrave më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian vitet e fundit. 2 Juve Atalanta Ndërkohë që të dielën mbrëma në “La Scala”-n e futbollit italian, Milani pret Napolin. Dy skuadra legjendare, që kanë nisur në mënyrë perfekte një sezon, që, nëse vijon kështu, shumë shpejt do t’i kristalizojë mes favoritëve kryesorë për titull. 4 Milan Napoli E me siguri, nuk do të jenë të vetmit pretendentë, pasi Interi duket se nuk do të ndalet derisa të shpallet sërish kampion, i cili këtë javë sfidon Cagliarin, por edhe 2 skuadrat kryeqytetase...