OKB në alarm! Ekuadori ngre zërin: Kartelet shqiptare rrezik për paqen ndërkombëtare

OKB në alarm! Ekuadori ngre zërin: Kartelet shqiptare rrezik për paqen ndërkombëtare

Kartelet shqiptare në Amerikën Latine kanë marrë vëmendjen e botës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë Ministrja e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld e cila i ka përmendur me emër kartelet shqiptare bashkë me ato meksikane ‘Sinaloa’ dhe ‘Jalisco Nueva Generación’ Sipas medave të huaja Sommerfeld bëri thirrje për reformë të sistemit shumëpalësh për të adresuar sfidat reale me të cilat përballen vendet në zhvillim, veçanërisht kërcënimin e krimit të organizuar transnacional si një rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare . “Multilateralizmi duhet të evoluojë për t’iu përgjigjur kërkesave aktuale të njerëzve dhe për t’u përballur me kërcënimet e reja”, tha Sommerfeld, i cili përfaqësoi Presidentin Daniel Noboa në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sommerfeld argumentoi se: Koncepti i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare...