Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përkrahën publikisht veprimet e IS, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten dy aktakuza të ndara ndaj dy personave të dyshuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi dy të akuzuarit vetëm me inicialet D.B dhe E.B Ata akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e Shtetit Islamik, IS. “D.B dhe E.B., përmes rrjetit social ‘Facebook’ dhe ‘Tik –Tok’, kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad”, thuhet në aktakuzë. Ata dyshohet se kishin vendosur flamuj të IS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre dhe se kishin bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë....