Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha: Do e ndjekim dosjen “Aruba” me padi në SPAK dhe deri në Gjykatën Ndërkombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se dosjen e Antimafias Italiane të interceptuar nëpërmjet përgjimeve për takimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë të qeverisë me kartelet e drogës në Aruba, do e ndjekë jo vetëm në Parlament, por edhe në SPAK dhe deri në Gjykatën Ndërkombëtare. Edhe ditën e sotme, gjatë konferencës për gazetarët, kreu i selisë blu trajtoi atë që e quajti “Dosja Aruba”, ku u shpreh se i implikuar është direkt kryeministri Edi Rama. Ndërsa i kërkoi dorëheqjen për këtë skandal, Berisha u shpreh se nuk do reshtin me veprimet e tyre opozitare për ta ndjekur këtë çështje deri në fund. “Ju garantoj se veprimet tona do jenë të shumfishta dhe të shumëllojta për këtë takim që nuk e mohon dot kush....