Mungon prej 4 ndeshjesh, Yamal jep lajmin e madh përmes rrjeteve sociale

Mungon prej 4 ndeshjesh, Yamal jep lajmin e madh përmes rrjeteve sociale

26 Shtator 2025 13:58 Alfred Lleshi Barcelona dhe tifozët e saj kanë marrë një lajm të madh. Lamine Yamal ka njoftuar rikthimin në fushë përmes rrjeteve sociale. Talentit blaugrana i mjaftoi një video me gola dhe lëvizje spektakolare, shoqëruar nga mesazhi i thjeshtë, por i qartë “hej, po kthehem”, duke shtuar “emoji” buzëqeshjeje dhe valltareje. Sulmuesi pritet të grumbullohet për sfidën e së dielës kundër Real Sociedad, edhe pse ndoshta do ta nisë nga stoli. Objektivi i vërtetë është superndeshja e Champions League kundër PSG-së në “Montjuïc”, të mërkurën e ardhme, ku stafi teknik pret ta ketë gati dhe 100%. Yamal kishte munguar në tri ndeshje të La Liga-s dhe një të Champions-it, pas shqetësimeve në “pubis”, gjatë grumbullimit me kombëtaren spanjolle. Kjo çështje shkaktoi...