Bashkëpunimi FSHF – Bashkia Kamëz për fushën e re, Duka inspekton punimet në Valias

Bashkëpunimi FSHF – Bashkia Kamëz për fushën e re, Duka inspekton punimet në Valias

Federata e Futbollit dhe Bashkia Kamëz kanë nisur menjëherë bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”. Në kuadër të këtij investimi madhor, Presidenti Armand Duka zhvilloi një vizitë në Valias, ku u njoh nga afër me ambientin ku do të ndërtohet fusha dhe inspektoi nga afër punimet. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, dhe deputetja Lindita Nikolla. Në fjalën e tij, Presidenti Duka, falënderoi Bashkinë e Kamzës për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e investimeve në terrene sportive për fëmijët. Ai u shpreh se objektivi kryesor është edukimi përmes sportit dhe rritja e numrit të fëmijëve që luajnë futboll. Presidenti Duka nënvizoi...