Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kapet me dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 49-vjeçari nga Përmeti
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 49 vjeç, banues në fshatin Badlonjë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.