Kryeministri Rama takim me Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare, ja për çfarë diskutohet

Kryeministri Rama takim me Peleshin dhe krerët e komisioneve parlamentare, ja për çfarë diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe krerët e komisioneve parlamentare. Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme. Nga 11 komisione, mazhoranca do drejtojë 7 prej tyre dhe 4 të tjerët i janë lënë opozitës. Aty ku kryetarët janë të PS, nënkryetarët do të jenë nga PD dhe anasjelltas. Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Opozita i akuzoi socialistët se i hoqi qëllimisht drejtimin e Komisionit të Integimit, ndërsa seanca ka dërguar në Kushtetuese miratimin e njëanshëm të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit dhe votimin e programit qeverisës dhe kabinetit qeveritar, duke kërkuar...