Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Toni për sulmuesit e Juventusit: Duhet të shënojnë së bashku 50 gola në sezon
26 Shtator 2025 10:30 Alfred Lleshi Luca Toni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka analizuar treshe sulmuese të Juventusit; Vlahovic, Openda dhe David: “Janë tre qendërsulmues ndryshe. Vlahovic është një ‘killer’ në zonë, David shënon, por di edhe të lidhë lojën, ndërsa Openda është mes një 9-shi klasik dhe sulmuesi të dytë. Mua më pëlqen 9-shi që bën gjithmonë gol. Tudor do të ketë preferencat e tij, por duhet të jetë i zgjuar t’i alternojë sipas meritës”. Toni thekson objektivin: “E rëndësishme është që të tre së bashku të arrijnë të paktën 50 gola. Jam optimist, sepse e pashë nga afër Juventusin dhe më impresionoi uniteti i grupit. Tudor ka rikthyer shpirtin juventin dhe ka bërë punë të madhe në dhomën e zhveshjes....