Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lista e gjatë e të dëmtuarve, Arteta zbulon gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Newcastle
26 Shtator 2025 10:39 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për gjendjen e disa prej lojtarëve të dëmtuar në prag të ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë të dielën ndaj Newcastle. I pari në listën e të dëmtuarve është Noni Madueke: “Duket sikur do të jetë jashtë për disa javë. Duket sikur do të duhet ta skanojmë përsëri javën tjetër. Ai ndjeu diçka në fillim të ndeshjes, në pjesën e parë ishte shumë e dhimbshme”. Më tej, Arteta foli për gjendjen e Piero Hincapie: “Ai mori një dëmtim të vogël në ijë. Duhet ta vlerësojmë atë në ditët e ardhshme se si po shkon. Ka pasur një ndryshim të ngarkesës, ai nuk ka pasur vërtet një parasezon. Duhet të shohim javën tjetër se...