Problem shëndetësore në stërvitje, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare atletja etiopiane e maratonës

Problem shëndetësore në stërvitje, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare atletja etiopiane e maratonës

26 Shtator 2025 10:48 Telesport Bota e atletikës është në zi. Atletja etiopiane Shewarge Amare Alene, e cila fitoi Maratonën e Stokholmit vetëm katër muaj më parë, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare. Organizatorët e ngjarjes suedeze njoftuan lajmin. “Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sheëarge Alene, fitueses së Maratonës së Stokholmit. Alene u sëmur gjatë një seance stërvitore në Addis Ababa dhe u dërgua në spital, ku, për fat të keq, jeta e saj nuk mundi të shpëtohej. Ajo ishte 30 vjeç“, thuhej në deklaratë. Alene kishte qenë vrapuese profesioniste që nga viti 2011 dhe kishte marrë pjesë në 27 maratona, duke fituar 12 prej tyre. Rekordi i saj personal për distancën ishte 2:27:26, i vendosur në tetor 2023...