Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020
SPAK ka arritur të zbardhë rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 ndërsa ka lëshuar katër urdhër-arreste. Në kuadër të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë, Forcat operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë kanë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, përfshirë edhe lokalin “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Hetimet janë drejtuar nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, të cilët kanë siguruar prova dhe të dhëna të mjaftueshme që çuan në identifikimin e autorëve dhe urdhëruesit të dyshuar të krimit. Sipas SPAK, porositës i rrëmbimit dhe vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurel Hoxha, pronar i lokalit Monopol, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie, së bashku me tre persona të tjerë. Aurel Hoxha dyshohet se...