Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim, kush e dha urdhrin e ekzekutimit (Emri)
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin. Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri. Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim. Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk.