I quajti “bij ku*vash” arbitrat, Pique rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim

I quajti “bij ku*vash” arbitrat, Pique rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim

26 Shtator 2025 8:20 Alfred Lleshi Gerard Piqué rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim pas sjelljes së tij ndaj arbitrave në ndeshjen Andorra-Mirandés. Sipas raportit të arbitrit, Piqué si president, së bashku me drejtorin sportiv Jaume Nogués dhe menaxherin Carles Manso i ofenduan arbitrat në tunelin e dhomave të zhveshjes me fraza si “mashtrues”, “bij kurvash”. Kjo situatë kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë. RFEF ka hapur procedurë disiplinore për të sqaruar ngjarjen, pa dhënë ende një dënim të drejtpërdrejtë. Neni 99 i Kodit Disiplinor parashikon pezullim nga 4 deri në 12 ndeshje për ofendime ndaj arbitrave, ndërsa neni 100 të njëjtin dënim për kërcënime ose sjellje intimidimi, me mundësi bashkimi të shkeljeve. Edhe stafi i Andorrës është ndëshkuar. Daniel Soriano, magazinier, mori 2 ndeshje pezullim...