Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Po planifikohet titullar ndaj Atalantës, trajneri i Zhegrovës: Mund të luajë 90 minuta pa problem, është transformuar për Juventusin
Fundjava pritet që ta gjejë fushë nga minuta e parë Edon Zhegrovën. Sulmuesi shqiptar është rekuperuar nga dëmtimi që e la gjatë jashtë tapetit të gjelbër. Sipas mediave italiane, Tudori po shqyrton mundësinë për ta aktivizuar Zhegrovën titullar përballë Atalantës. Ndërkohë, në një intervistë për “Tuttosport”, përgatitësi atletik i tij ka siguruar se Edoni është në formën më të mirë dhe se mund të përballojë 90 minuta. E ndihmova të përballonte stuhinë, të kthehej më i fortë se kurrë. Sepse po, ai është ndryshe nga më parë. Zhegrova është plotësisht i aftë të luajë 90 minuta futboll pa asnjë problem. Ka qenë një transformim i plotë, si fizikisht, ashtu edhe në aspektin e zhvillimit të masës muskulore. Ai është aktualisht në kulmin e formës së...