U përplas gjatë ndeshjes me murin e betonit, ndërron jetë ish lojtari i Arsenalit

U përplas gjatë ndeshjes me murin e betonit, ndërron jetë ish lojtari i Arsenalit

Ish-lojtari i Arsenalit, Billy Vigar, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë një ndeshjeje për Chichester City. Ai u përplas me një mur betoni gjatë sfidës ndaj Wingate & Finchley, ndërsa përpiqej të ndalonte topin që të mos dilte jashtë vijave kufizuese. Pavarësisht ndërhyerjes urgjente këtë të martë, Vigar vdiq sot. 21-vjeçari ishte pjesë e ekipit U21 të Gunners deri vitin e kaluar, kur u transferua te Hastings United si transferim i lirë. Kujtojmë se, Vigar u transferua te Chichester këtë verë. © BalkanWeb