EUROPA LEAGUE: Aston Villa, Stuttgart dhe Lyon bëjnë detyrën. Porto fiton në frymën e fundit

EUROPA LEAGUE: Aston Villa, Stuttgart dhe Lyon bëjnë detyrën. Porto fiton në frymën e fundit

25 Shtator 2025 22:55 Telesport Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës për raundin e parë në grupet e Europa League. Aston Villa ka mundur në shtëpi 1-0 Bologna. Për vendasit shënoi John McGinn në minutën e 13-të. Ollie Watkins humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 68-të, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Stuttgart e nis me fitore këtë sezon në Europa League, pasi mposhti në fushën e vetë 2-1 Celta Vigo-n. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Për gjermanët shënuan Bouanani 50’dhe El Khannouss 68′, spanjollët ngushtuan shifrat me golin e Borja Iglesias 87′. Panathinaikos fitoi në transfertë 1-4 ndaj Young Boys. Grekët shënuan tre gola në 20 minutat e para, me Swiderski 10′,...